LIVE UPDATES
Insights

Pesë mësime nga Italia

Përjetimi i zgjedhjeve të sapopërfunduara në Itali nga komentet e ndryshme në rrjetet sociale dhe hapësirën mediatike shqiptare më sollën në vëmendje të njëjtat përjetime si me fitoren e Presidentit Trump në vitin 2016 në SHBA; zgjedhjet e 2018-ës në Itali që konfirmuan si forcë të parë politike Lëvizjen e Pesë Yjeve; apo fitoren e Syrizas dhe referendumet e njëpasnjëshme në Greqi.

28 Shtator 2022, 09:10 Nga Ditmir Bushati
Pesë mësime nga Italia
Itali

Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë është e fortë dhe shtrihet përtej qeverive të radhës, nuk para i japim vëmendjen e duhur ndryshimeve politike atje, të cilat janë të shpeshta. Aq më tëpër që këto ndryshime nuk përjetohen me dramaticitet nga vetë italianët, por janë pjesë organike e sistemit demokratik. Edhe pse shpesh na pëlqen ta krahasojmë veten me italianët për stilin e jetës, veshjeve dhe ushqimit dhe përpiqemi të nxjerrim në pah përkatësinë tonë mesdhetare, për nga mënyra sesi e lexojmë dhe ushtrojmë politikën jemi të prapambetur.

Përjetimi i zgjedhjeve të sapopërfunduara në Itali nga komentet e ndryshme në rrjetet sociale dhe hapësirën mediatike shqiptare më sollën në vëmendje të njëjtat përjetime si me fitoren e Presidentit Trump në vitin 2016 në SHBA; zgjedhjet e 2018-ës në Itali që konfirmuan si forcë të parë politike Lëvizjen e Pesë Yjeve; apo fitoren e Syrizas dhe referendumet e njëpasnjëshme në Greqi. Me pak fjalë, më shumë sesa tek pylli (fenomeni) e kemi huq të keq të përqendrohemi tek pema (individi), në funksion të agjendës politike të ditës.

I.
Mesazhi kryesor nga zgjedhjet e sapopërfunduara në Itali është se mbështetësit më të vendosur të qeverisë së unitetit të Mario Draghit humbën keq. Biles më keq se sa parashikonin sondazhet. Fratelli d'Italia, partia kryesore opozitare e drejtuar nga Giorgia Meloni, e cila nuk u bë pjesë e qeverisë Draghi është fituesi i madh. Lëvizja e Pesë Yjeve, e cila i “hoqi prizën” qeverisë Draghi gjithashtu arriti një rezultat më të mirë krahasuar me parashikimin e sondazheve. Megjithëse qeveria Draghi ka bërë një punë të lavdërueshme dhe është e respektuar në arenën ndërkombëtare, mesa duket italianëve ju sos durimi për qeveritë që formohen jo si rezultat i votës popullore, por për shkak të algoritmeve të kulisave politike e financiare.

II.
Mesazhi i dytë nga këto zgjedhje është se nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis të majtës dhe të djathtës, përsa i përket mbështetjes popullore. Por natyrisht, brenda koalicionit fitues të së djathtës bie në sy rezultati historik i partisë së Giorgia Melonit. Ndërkohë, rezultati për Legën e Matteo Salvinit është zhgënjyes, krahasuar me zgjedhjet e 2018-ës. Kjo, pa dyshim, e dobëson pozitën e partisë së tij brenda koalicionit të ardhshëm qeverisës. Është fakt i pamohueshëm se që prej rënies së qeverisë Draghi, Meloni konsiderohej si kryeministrja në ardhje. Ndaj, ajo nuk nguroi të lëshonte sinjale qetësimi në drejtim të tregjeve financiare dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. Meloni u zotua për të rinegociuar me BE-në fondin e rimëkëmbjes së Italisë. Ndërkohë që qëndrimet e saj për agresionin rus në Ukrainë dhe rolin e NATO-s nuk lënë vend për spekulime. Për herë të parë në historinë e saj Italia do të ketë një grua kryeministre. Çështjet sociale, shkalla e ulët e lindshmërisë në Itali, çështjet e identitetit përkundrejt politikave skllavëruese të tregjeve financiare, janë disa prej temave ku Meloni është pozicionuar qartë dhe ka siguruar mbështetjen e italianëve. Ajo dhe partia e saj mbrojnë gjithashtu një sistem presidencial për Italinë, megjithëse kjo ka pak gjasa të realizohet. Mendimet e saj mbi politikën ekonomike nuk shtrihen shumë përtej taksimit të sheshtë dhe rolit më ndërhyrës të shtetit tek ndërmarrjet e mëdha. Mbetet të shihet se si do të veprojë Meloni në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë për Italinë dhe Europën. Eksperienca e saj e vetme në qeveri, deri më tani, ka qenë si ministre e rinisë gjatë mandatit të fundit të kryeministrit Silvio Berlusconi. Ajo është bërë e njohur gjatë kohës së saj si politikane në opozitë. Ndryshe nga më parë, asaj do t'i duhet të përballet me një krizë të mundshme të borxhit sovran apo një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë. Gjithashtu, Meloni do të duhet të bashkëpunojë me partnerët e koalicionit, Salvinin dhe Berlusconin, për të garantuar qëndrueshmërinë pesë vjeçare të qeverisë.

III.
Mesazhi i tretë i këtyre zgjedhjeve është gabimi në strategjinë e përballjes me Melonin dhe përçarja e partive të qendrës së majtë. Është e vështirë të thuash saktësisht se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas dorëheqjes së parevokueshme të Enrico Lettës, i cili u rithirr në skenën politike për të marrë drejtimin e partisë, pas përçarjeve të mëdha dhe humbjes së lidhjeve me rrënjët, që e kanë gjenezën tek koha e drejtimit të partisë nga Matteo Renzi. Zgjedhjet dëshmuan se linjat e sulmit të Partisë Demokratike dhe nxitja e frikës në popull për të parandaluar ardhjen e Melonit në krye të qeverisë, sikundër strategjia e “djegies së urave” me aleatë të mundshëm si Pesë Yjet, dështoi. Një koalicion parazgjedhor i PD-së me Pesë Yjet mund të sillte një tjetër rezultat. E majta italiane është përballë sfidave të mëdha, për të evituar kësisoj eksperiencat e hidhura të të “majtës së kaviarit” në Francë, apo të laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar, që për shkak të arratisjes nga boshti i programatik dhe ai i vlerave në qeverisje dje janë të pafuqishëm për të frenuar ndryshimet e njëpasnjëshme të konservatorëve që tranzitojnë pushtetin brenda llojit sot. Nga ana tjetër, Pesë Yjet ndihen të kënaqur me rezultatin e tyre. Natyrisht që rezultati është më i dobët krahasuar me vitin 2018, por më i mirë seç pritej pas përçarjeve dhe traumave të brendshme që kaloi partia. Rezultati është deri diku një sukses për ish kryeministrin Giuseppe Conte, me të cilin ai legjitimon rolin e tij përcaktues në rënien e Mario Draghit në muajin Korrik.

IV.
Mesazhi i katërt ka lidhje me të ashtuquajturën votë kundër mënyrës së funksionimit të BE-së. Them kështu, sepse në media gabimisht është lexuar bardhë e zi, si votë anti-europiane. Ndërkohë që partitë fituese kanë parashtruar kritika për mënyrën e funksionimit të BE-së, por jo për daljen e Italisë nga BE-ja. Dhe kjo është normale për një vend që është ekonomia e tretë e BE-së. Analiza e shifrave na çon në përfundime më të drejta sesa zhytja në detin e paragjykimeve që na imponojnë rrjetet sociale. Në vitin 2018, shumica e italianëve votuan për partitë me qëndrime kritike ndaj mënyrës së funksionimit të institucioneve të BE-së. Asokohe, Lëvizja Pesë Yjet shënoi 32.4%, Partia Lega 17.5% dhe Fratelli d'Italia 4.3%. Pra, në total rreth 54.2% të votave. Në zgjedhjet e këtij viti, mbështetja për partitë që kundërshtojnë mënyrën e funksionimit të institucioneve europiane ra në në 34.9%. Fratelli d'Italia shënoi 26%, Partia Lega 8.9%. Ndërkohë, partia Italexit që promovon daljen e Italisë nga BE-ja mori vetëm 1.9% të votave, duke mos e kaluar dot pragun e përfaqësimit në Parlament. Ndonëse tingëllon paradoksale, një mënyrë e të lexuarit të shifrave ka lidhje me punën e lavdërueshme të qeverisë Draghi me lëvrimin e fondit të rimëkëmbjes nga Pandemia, apo të programit të BE-së për brezin e ardhshëm.

V.
Përtej mësimeve të mësipërme, në planin afatgjatë, ka edhe një mësim tejet të rëndësishëm që vlen gjithandej për politikën. Italisë do t'i duhet të llogarisë faktin se besimi i qytetarëve në sistemin e saj politik po shterret. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e ulët, me një rënie prej 9% nga zgjedhjet e kaluara. Vështruar në këtë prizëm, mbetet të shohim nëse Giorgia Meloni mund ta kthejë erën në drejtim tjetër, apo nëse do të çimentojë zhgënjimin e përhapur.

Shënim: Postimi u mor në profilin e autorit në Facebook

ditmir bushati zgjedhjet ne itali

Sondazh

Poll

Insights 27 Shtator 2022, 19:01 Ola Xama

Sa i kushton qeverisë lobimi amerikan?

TEC-i i Vlorës Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga Ambasador...

Insights 26 Shtator 2022, 17:51 Orgeta Likaj

Qielli është gjithmonë e më blu

Giorgia Meloni Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në kryeqytetin historik të Italisë nga një familje e thjeshtë në lagjen e fam...

Insights 24 Shtator 2022, 22:11 Aurel Plasari

Presidenti De Gaulle dhe faturat

Charles dhe Yvonne de Gaulle Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e ...

Insights 23 Shtator 2022, 11:29 Meri Lika

Për maskarain e korruptuar

Foto ilustruese O “i shtrenjti” politikan i korruptuar: Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr p&eu...

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE