LIVE UPDATES
Insights

Sa i kushton qeverisë lobimi amerikan?

Nëse më parë në strategjitë që kishin kushtuar miliona euro nga donatorët e BE e ardhmja e energjitike e Shqipërisë ishte gazi i lëngshëm që do të vinte nga TAP, tashmë kur TAP po përfundonte, planifikohej që gazi të vinte me kontenierë nga SHBA.

27 Shtator 2022, 19:01 Nga Ola Xama
Sa i kushton qeverisë lobimi amerikan?
TEC-i i Vlorës

Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga Ambasadorja Amerikane Yuri Kim vizituan dy anijet që do të prodhojnë energji elektrike pranë Tec-it të Vlorës. Anijet e vjetra dhe në gjendje shumë të amortizuar u shitën nga ministrja si një “fat” për vendin tonë, pasi kishim qënë kokë më kokë me Gjermaninë në garën se kush do të merrte dy të fundit që kishin mbetur në gjithë rruzullin tokësor.

Sarkazma e talljes shkonte më tej, pasi si argument që kompania Exelerate Energy ishte bindur të sillte këto dy anije këtu dhe jo në Berlin, ishte fakti që pronarët kishin nisur t’a ndienin veten shqiptarë dhe kishin vënë dorën në zemër që ne të mos kishin kufizime të energjisë. Madje kompania e kishte bërë këtë duke humbur para, sepse në Gjermani ia kishin kërkuar me një vlerë “shumë më shumë më të lartë” sipas ministres.

Për të thënë disa të vërteta në dimrin e madh të përrallave:

Sa i kushton qeverisë lobimi amerikan?

- Nevoja për konsum vjetor e Gjermanisë është 500 Terravat orë, kurse e Shqipërisë nuk i kalon 8 Terravat orë. Pra, nëse anijet do të shkonin në Gjermani, do të plotësonin vetëm 0.17% të nevojës për konsum! Gjermania ka fikur një pjesë të termocentraleve për shkak të direktivave të BE të vitit 2021 për uljen e çlirimit të karbonit. Standardi i emetimit të karbonit i anijeve është ai i Bankës Botërore për vitin 2017.

- Fatura që do të paguajë Shqipëria për prodhimin e energjisë nga anijet në vitin 2023 dhe 2024 është 336 milion euro, ose 168 milion euro në vit. Vitin e ardhshëm dhe në vitin 2024 energjia mund të jetë me këto çmime të larta si sot, por me shumë gjasë parashikimet janë për një zbutje në 2023-in dhe normalizim në vitin 2024.

- KESH u ngarkua me një vendim të Këshillit të Ministrave që të kryejë një procedurë të kufizuar prokurimi bazuar në shprehje interesi të kompanive, pa publikuar kufi monetar apo fond limit. Njoftimi për shprehje interesi u publikua në buletinin e APP nga data 24 janar deri më 27 janar, ndërkohë që ligji për prokurimin publik detyron që edhe në procedura emergjente shpallja të jetë minimalisht për 10 ditë. Njëra nga kompanitë që shprehu interes nuk u përzgjodh dhe oferta financiare u dorëzua vetëm nga Exelerate Energy dhe Renco.

Me paratë që do të paguhen anijet mund të ishte ndërtuar më shumë se gjysma e hidrocentralit të Skavicës, apo gjatë gjithë këtij viti që u “pritën” të vinin do të ishte ndërtuar një park diellor që të mbetej në pronësi të KESH. P.SH. parku i Voltalias në Karavasta do të kushtojë 100 milion euro dhe ka një fuqi prodhimi 140 MWh, ndërsa anijet e kanë 114 MWh. Me investim më të vogël, mund të fitoje energji më të pastër dhe me efiçencë më të lartë, ose me të njëjtën vlerë mund të ndërtoheshin 3 parqe me fuqi 400 MWh.

Kompania Exelerate Energy u duk në Shqipëri në fillim të vitit 2020 dhe qeveria nisi bashkëpunim me të duke ndryshuar tërësisht strategjinë e furnizimit me gaz të vendit. Nëse më parë në strategjitë që kishin kushtuar miliona euro nga donatorët e BE e ardhmja e energjitike e Shqipërisë ishte gazi i lëngshëm që do të vinte nga TAP, tashmë kur TAP po përfundonte, planifikohej që gazi të vinte me kontenierë nga SHBA. Exelerate bashkë me një firme tjetër të madhe amerikane Exxon Mobil, do të sillnin gazin dhe do të vinin në punë Termocentralin e Vlorës.

Por rrugës u ndryshua edhe marrëveshja. Tashmë plani për të bërë portin lundrues që do të verë në punë Termocentralin e Vlorës është shtyrë për shkak të krizës energjitike, dhe kompania po “shpëton” Shqipërinë duke sjellë dy anije me kosto 336 milion euro, pa llogaritur ndërtimin e infrastrukturës të ankorimit që kushton 2.5 milion euro.

Kjo marrëveshje mund të mos konsiderohej si lobim, nëse në krah të ministers Balluku nuk do të dilte Ambasadorja Amerikane, e cila do të mbështeste tezën se të gjitha vendet ishin “të dëshpëruara për të gjetur anije të tilla” dhe se ishte mjaft “e lumtur që Shqipëria kishte 2 prej tyre”.

Sa i kushton qeverisë lobimi amerikan?

Përdorimi i parave të buxhetit për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare patjetër që është i nevojshëm, por duhet bërë në rrugën e duhur. Në rastin e partive ato duhet të deklarojnë donatorin dhe më pas të shihet nëse kontribuesi përfiton nga benefitet kur partia vjen në pushtet. Kur vjen fjala te lobimi i një shteti, mënyra më e mirë është plotësimi i detyrimeve që ke si vend anëtar në NATO, duke arritur plotësimin e kushteve për investime në fushën e mbrojtjes sa 2% të GDP që është detyrimi, apo modernizmin e infrastrukturës të ushtrisë. Prandaj dhe Gjermania nuk i mori anijet, sepse nuk i hynin në punë dhe detyrimet për marrëdhënie ndërkombëtare nuk i plotëson me kontrata sekrete siç bën qeveria shqiptare.

tec-i i vlorës


Sondazh

Poll
Insights 26 Shtator 2022, 17:51 Orgeta Likaj

Qielli është gjithmonë e më blu

Giorgia Meloni Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në kryeqytetin historik të Italisë nga një familje e thjeshtë në lagjen e fam...

Insights 24 Shtator 2022, 22:11 Aurel Plasari

Presidenti De Gaulle dhe faturat

Charles dhe Yvonne de Gaulle Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e ...

Insights 23 Shtator 2022, 11:29 Meri Lika

Për maskarain e korruptuar

Foto ilustruese O “i shtrenjti” politikan i korruptuar: Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr p&eu...

Insights 22 Shtator 2022, 15:09 Enkeleid Llanaj

Para, pa punuar më shumë?!

Foto ilustruese A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e She...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë