LIVE UPDATES
Politike

I nxorrën në rrugë, Ndoka: Rama kërkon të na eliminojë, kishte ndërruar bravën e derës

Ndoka tha se në këto kushte e kanë të vështirë edhe që të marrin hapa të mëtejshme, pasi vula e partisë është e sekuestruar nga policia. Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga ambasadorët e huaj në vendin tone.

11 Qershor 2022, 21:29 Nga F.M
I nxorrën në rrugë, Ndoka: Rama kërkon të na
Nard Ndoka

TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane (PDK), Nard Ndoka ka deklaruar se ka qenë urdhër nga kryeministri Edi Rama sekuestrimi i zyrave të partisë që drejton e opozitarëve të tjerë si Partia Republikane e Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në një prononcim në Report TV, Ndoka thotë se bastistjen e zyrave e kanë kuptuar kur kanë shkuar të zhvillojnë një Kuvend në kuadër të riorganizimit të strukturave, por kanë zbuluar se nuk futeshin dot pasi u ishin ndërruar bravat.

Ai thotë se qëllimi i Ramës është që të eliminojë partitë e vogla opozitare. Ndoka tha se në këto kushte e kanë të vështirë edhe që të marrin hapa të mëtejshme, pasi vula e partisë është e sekuestruar nga policia. Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga ambasadorët e huaj në vendin tone.

"PR dhe PDK jemi në një godinë që është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, që i jep partive selia, ndërsa PBDNJ është nxjerrë dhe është dhunuar nga policia e Shtetit. Ka pasur një shkëmbim edhe në mënyrë zyrtare edhe me Këshilliin e Ministrave, ka një vendim të tyre dhe pse ne jemi përpjekur nëpërmjet kontakteve tona që t'ju shpjegojmë që ligji na jep të drejtë që të kemi një zyrë, por institucioni i Avokatit të Shtetit, një institucion parazit, vepron në mënyrë arbitrare. Kur ne jemi në një proces të riorganizimit, kur ne kemi thirrur Kongresin dhe kur në zyrat tonë ishte procesi i organizimit, gjejmë bravën e derës të ndryshuar, dokumentet, vula dhe ato ishin sekuestruar dhe nuk mund të hynim në zyrat tona që i kemi prej vitesh. Ne kemi qenë në bisedime, që na është premtuar që do na ofrojnë ambiente të tjera kundër vullnetit tonë, ne nuk e kemi pranuar, por meqë janë të bindur të dëmtonin partitë politike. Ne nuk na është ofruar asnjë lloj ambienti, por edhe në negociatat tona hapëm edhe një padi me gjykata, por pa marrë gjykata një vendim të formës së prerë, kanë vepruar në mënyrë tinzare duke marrë peng 3 parti politike, PBDNJ i nxorën në rrugë, ndërsa PDK i konfiskohet edhe vulën e kam peng të policisë dhe Avokatit të Shtetit. Vetëm bandat mund të funksionojnë kështu, sesi mund të veprojnë institucionet apo Avokati i Shtetit, ku kërkojnë zgjerimin e zyrave të tyre me punonjës parazit, kur ka ambiente të tjera pa fund. Zyrat tona janë pronë e Kuvendit dhe si e tillë ishin të gjykuar që të strehoheshin partitë politike, madje PBDNJ do vinte të zyrat e Kuvendit.  Është një çështje që ka 5-6 muaj ky proces, se ne kemi vazhduar tentativat tona deri sa të na ofrohen ambiente të tjera, kështu na kanë njoftuar. Nuk e refuzuam mundësinë që të sistemoheshim diku tjetër, pa pritur sistemimin në ambjente të tjera, nuk na kanë ofruar asnjë vend. Arkiva e PBDNJ është strehuar në magazinë, ndërkohë na kanë sekuestruar dhe na kanë ndërruar bravat. Nuk mund të bllokohet aktiviteti politik. Rama e ka goditjen e partive politike, kemi parë kur mbronte me gaz zyrat e Bashës, ndërsa ne na dërgon policinë. Është sulm politik, si dhe rasti i FRPD, janë 4 parti opozitare. Nuk kemi mundësinë që të dërgojmë asnjë shkresë zyrtare se nuk kemi vulën tonë, kemi informuar Metën dhe Ramën, ky i fundit që mund të bëjë të paditurin, ka pasur një lloj reflektoi sikur e kuptuan që bën gabim, kemi informuar SHBA-BE. Të paktën nga ambasadorët e famshëm, që i fusin hundët në partitë politike të paktën të na dalin në krah të së drejtës tonë legjitime për funksionimin normal të një partie me ambjente përkatëse që na e jep ligji dhe jo dëshira e Edi Ramës,”- tha Ndoka.

Ngjarjen e denoncoi vetë Ndoka në një postim në rrjetet sociale. Ai shkruante se PR, PDK e PBDNJ janë nxjerrë në rrugë nga Policia e Shtetit dhe se e gjitha bëhet për t’i dhënë zyrat e tyre Avokatit të Shtetit që i ka një kat më lart. Sipas Ndokës, u është thënë se do i tranferojnë në ambjente të tjera, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

nard ndoka

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen