LIVE UPDATES
Aktualitet

Amnisti për asetet e krimit? Loja procedurale e prokurorive që pushon dosjet e pastrimit të parave

Në raportin publik të Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023, një kapitull i veçantë i kushtohej analizës së Pastrimit të Parave nga Mafia Ndërkombëtare. Pikërisht, fenomenit që shpesh kalon në heshtje me mbylljen masive të dosjeve. Format e renditura të pastrimit të parave janë nga më të ndryshmet.

26 Shkurt 2025, 21:43 Nga Dosja
Amnisti për asetet e krimit? Loja procedurale e prokurorive që pushon
Foto ilustruese

TIRANË - Gjatë vitit 2023, u regjistruan 156 procedime penale për Pastrim Parash. Por, 80 procedime, pra, gjysma e tyre u pushuan. Në periudhën 2019-2023 janë pushuar në total 467 procedime penale për veprën e pastrimit të parave nga 1295 dosje.

Këtu fjala është për hetimet e nisura nga prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm ku vëmendja është më e ulët pas bujës që prodhuan operacionet e SPAK.

Pyetja që ngrihet rëndom është: si ka mundësi që një procedim i nisur nga vetë Prokuroria, në fund pushohet po me kërkesën e organit të akuzës…

“Kjo është procesi të provuarit, s’ka rëndësi, duhet provuar që vepra mëmë të jetë në gjenezën e krimit, se si kryhet pastrimi po them nga trafiku përmes bashkëpunëtorëve të tretë, duke fshehur pasurinë te të tjerët është tjetër problem por prokuroria s’duhet të jetë abuzive te përcaktimi veprës mëmë”, u shpreh Eugen Beci, ish prokuror.

“Neve deri tani s’kemi asnjë rast të paktën provuar që njerëz që kanë hetuar rastet të jenë të dyshuar nga organe tjera, që me qëllim të kenë vonuar hetimin për të mbuluar të vërtetën, nuk kemi”, u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari.

Ne i jemi drejtuar disa prokurorive në rrethe me kërkesë për informacion. Nga analiza makro, tek prokuroritë e veçanta, tendenca ngjason me shifrën e përgjithshme.

Nëse i referohemi Prokurorisë së Fierit, një prej zonave ku operojnë grupet më të fuqishme të krimit të organizuar, edhe aty gjysma e procedimeve për pastrim parash shuhen rrugës.

Në periudhën 2019-2023 janë regjistruar 121 procedime, nga të cilat 58 janë pushuar. Vetëm 7 raste kanë shkuar për gjykim.

Nëse analizojmë në tërësi të gjitha hallkat e sistemit, del edhe më qartë se sa masive janë çështjet e dyshuara për pastrim parash që mbyllen rrugës.

Gjatë vitit 2023, vetëm Agjencia e Inteligjencës Financiare raportoi plot 1728 raste të dyshimta. Nga këto, u referuan në prokurori dhe polici 220 çështje. Siç zbuluam më sipër, vetëm për 156 raste u regjistruan procedime. Gjysma e të cilave, u pushuan.

Për çështjet e referuara, në pjesën dërrmuese subjektet ishin të dënuar në themel për veprimtari të ndryshme kriminale ose ishin nën hetim. Pra, ata nuk e justifikonin pasurinë dhe kishin precedent penal. Kjo, i përforcon dyshimet.

“Mendoj se treguesit domethënë, nuk janë atje ku duhet, sepse gjysma pushuar e gjysma ka shkuar mirë, kjo për mendimin tim nxjerr si domosdoshmëri që organet shqiptare duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, s’janë çështje që hetohen thjesht nga prokuroria”, u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari.

Në raportin publik të Prokurorisë së Posaçme për vitin 2023, një kapitull i veçantë i kushtohej analizës së Pastrimit të Parave nga Mafia Ndërkombëtare. Pikërisht, fenomenit që shpesh kalon në heshtje me mbylljen masive të dosjeve. Format e renditura të pastrimit të parave janë nga më të ndryshmet.

Nga transfertat përmes kompanive fiktive, tek blerjet e pasurive të paluajtshme etj. Të dhënat e Censusit të vitit 2023 zbuluan se plot 350 mijë banesa në Shqipëri ishin bosh.

Një situatë që nuk shpjegon rritjen e kërkesës në treg dhe çmimet. Pyetjes se kush blen apartamente, i përgjigjen dhjetëra aksione, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj të huajve kundër pastrimit të parave.

“Ne kemi pasur shtim të investitorëve të huaj që janë orientuar te industria më problematike, ndërtimi, real estate kryesisht dhe ti kupton që real estate është bërë si mjaltë për grerëzat, lavatriçe pastrimi parash në Shqipëri”, u shpreh Pano Soko, ish-prokuror.

“Këtu duhet të jemi të kujdesshëm se ka edhe blerje për arsye të tregut të përshtatshëm të shitjes së pronave që janë në Tiranë apo bregdet, dhe këtu ka arsye që s’duhet të kemi shqetësim të madh se janë qytetarë nga BE. Por këtu brenda mund të ketë dhe blerje nga rrjete kriminale”, u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari./Top Channel

prokurori amnisti

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë