Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sot në krahun opozitar dhe jo vetëm, janë duke u folur dhe përfolur dy tema: “të iki Berisha” dhe “a do kthehet Basha”.
Personalisht nuk i kam menduar asnjëherë asnjërën prej tyre sepse unë kam një tjetër mendim në lidhje me sa ka ndodhur.
E kisha menduar këtë rezultat që mori opozita, ndoshta prisja të thyhej një nga qytetet e mëdha, sepse unë dua ndërrimin e pushteteve, sepse jam me parimin që një qeveri sado e mirë të jetë nëse qëndron gjatë në pushtet, kthehet në autokraci dhe kjo e jona e ka vërtetuar totalisht këtë.
Sot po dëgjojmë e po lexojmë teori nga më banalet dhe torollaket deri tek më absurdet, si “mirë bënë që ia vodhën votat se ashtu i vodhi Saliu në 1996”, domethënë 27 vjet më mbrapa votat duhet të vidhet vetëm e vetëm se Berisha vodhi votat 27 vjet më parë, por ajo që mbizotëron është “Berisha duhet të ikë”.
Më habit fakti se ata që i shqiptojnë më shumë këto teori janë pikërisht ata që në këtë fushatë i kanë bërë opozitën më të egër Berishës, ata që nuk lëvizën asnjë gur pro opozitës, ata që nëpër studio apo rrejte sociale ku analizonin ethshëm njëanshëm politikën, arrinin deri aty sa deklaronin votën pro pozitës, ata që u honorifikuan nga pushteti e që kërcenin plot pasion tallavanë e Ramës.
Unë nuk jam pro ikjes së Berishës, unë dua që ai të kërkoj votbesimin në parti, pikërisht siç thotë statuti për zgjedhjet vendore, gjithashtu dua që në këtë garë votbesimi të dal një lider i ri që ta sfidoj.
Unë nuk jam në krahun e atyre që thonë se po nuk iku Berisha nuk del dot një lider i ri, sepse mendoj se nuk mund të jetë lider i një opozite që përmbys autokracinë ramiste, askush që nuk mund dot Bërishën. Unë dua që Berisha të mundet, kush ka këllqe duhet të kandidojë.
Sot jam opozitare dhe i jam kthyer opozitës sepse dua ndryshimin (në fakt të majtën nuk e kam votuar kurrë), personalisht do të doja që Kushtetuta jonë të mos lejonte qeverisjen e vendit nga e njëjta parti më shumë se katër vjet, kaq janë mjaftueshëm, sepse kam bindjen që çdo parti politike punon vetëm katërvjeçarin e parë e në katërvjeçarët e tjerë harlisen mbi kolltuqet e pushtetit dhe mendojnë se meritojnë gjithçka që kanë e madje madje mendojnë se askush tjetër nuk meriton më mirë, e kështu i shtrohen rrugës së korrupsionit.
Prandaj unë sot dua opozitë, por nuk dua opozitën që bën pazare me pushtetin për kockën e radhës, as opozitën peng që pranon benfitet që i jep pushteti, as opozitën sa për të thënë, unë dua opozitë që lufton, që kandidon, që rrezikon, që më përfaqëson dhe opozita me Berishën e bëri këtë.
E kam menduar shpesh skenarin, nëse Berisha nuk do të ishte kthyer në politikë dhe sipas perceptimit tim, do vazhdonim të kishim Bashën me bëj sikuret e opozitës së tij dhe po ashtu mendoj se me Bashën mavia në hartën e Shqipërisë do të ishte akoma më dominuese.
Gjatë fushatës isha e ftuar në prezantimin e doktrinës konservatore të Partisë Demokratike. Sipas gjykimit tim tepër modest, ishte një organizim ekselent, një punë e bërë mirë dhe një material i plotë për trajtimin e gjërave, por ashtu siç ndodh rëndomtë me shoqërinë tonë, sapo Berisha u largua, salla u boshatis e në të ngelëm as më shumë e as më pak po 15 njerëz pa parti. Nisur nga ky fakt unë dua që Berisha të hapi partinë, të mirëpresin ata që në fillim u ulën tavolinave të foltoreve të tij, të futen në parti njerëz të lirë që dinë të kundërshtojnë, që mund të artikulojnë dhe të mbrojnë mendim ndryshe nga i liderit, njerëz me personalitet, e të fillojë të zbraset partia nga servilët (idealizëm i madh i imi ky në fakt).
Sot unë dua që Berisha të bashkojë partinë, pa mendime të kithta apo të mysta, t’i japin vetes por edhe elektoratit një shans për 2025-sën./Dosja.al
Foto nga festa Festen e Edi Ramës nuk e prishte dot asgjë më shumë se Himara. Ndërkohë që Kamza, Elbasani, pastaj Durr&e...
Enton Abilekaj Janë qindra mendime dhe argumente që përplasen me njëri-tjetrin për të kuptuar arsyen e një rezultati si ...
Enton Abilekaj TIRANË- Që nga vitit 2017, periudha më e bukur e zgjedhjeve mbaron të dielën në darkë. Deri atëher&e...
Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit duket i çimentuar. I pari e ka çimentuar kryeministri, ...
Enton Abilekaj Një makineri e kushtueshme, që punon enkas për Erjon Veliajn, kontraston me të gjithë fushatën. Edhe në d...
Para pak ditësh, shkrova një letër të hapur për kandidatin për kryetar Bashkie Belind Këlliçi, të koalicionit &ld...
Belind Këlliçi Përgjigje Merit, për letrën e hapur E dashur Meri Lika! E lexova letrën tënde të hapur, dhe m&eum...
Adil Xhelili Ka nisur një përçmim publik për premtimin të kandidatit të opozitës në Libohovë, Adil Xhelili. ...
Enton Abilekaj Ky i fushatës së personazheve të famshëm në mbështetje të Erion Veliajt mund të jetë rasti tip...
Përshëndetje Belind! Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj ...