Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nga analizimi i bisedave telefonike të personit të hetuar, siç nënvizohet edhe nga hetuesit, binin në sy bisedat e tij ku ai fliste përherë për transport parash. Aty, nuk kishte biseda për biznesin e shëndetësisë. Në fakt aktiviteti nuk u hap kurrë referuar të dhënave nga Qendra e Biznesit.
TIRANË - Është interesant fakti se edhe pas atij episodi, shtetasi izraelit ka futur në Shqipëri shuma të mëdha parash cash. Një lëvizje jo praktike dhe aspak logjikë kur bëhet fjalë për para të pastra që mund të transferohen përmes bankave. Në një rast, ai ka futur nga Rinasi plot 500 mijë euro cash së bashku me një person tjetër. Në këtë rast, i ka shpëtuar sekuestrimit pasi i ka deklaruar paraprakisht.
“Kur i pandehuri ka hyrë në Shqipëri në 29.01.2019 ai ka qenë së bashku me shtetasin L.R. dhe në pikën e kalimit kufitar kanë deklaruar secili prej tyre nga 250 mijë euro, pra të dy bashkë kanë futur në territorin e Shqipërisë 500 mijë euro cash dhe qëllimi i transportit të deklaruar ka qenë blerje pajisje mjekësore”.
“Të gjitha rastet e transportit fizik të parasë cash, hyrjet bëhen me një qëllim të vetëm për faktin se Shqipëria është vend lider në rajon për pastrim parash, nuk ka asnjë arsye tjetër logjike për para cash kur transaksionimi banker është në nivelet më të larta” u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko.
Nga analizimi i bisedave telefonike të personit të hetuar, siç nënvizohet edhe nga hetuesit, binin në sy bisedat e tij ku ai fliste përherë për transport parash. Aty, nuk kishte biseda për biznesin e shëndetësisë. Në fakt aktiviteti nuk u hap kurrë referuar të dhënave nga Qendra e Biznesit.
“Dollarët cash gati për t’i sjellë. Dërgimi te personi fizik. Çfarë interesi? Do ta fillojmë me 30-t. në disa adresa”
Mjaft interesant ishte edhe një shënim i gjetur në aplikacionet e telefonit. Aty, flitej për krijim kompanish dhe për subjekte në vendet offshore. Mes rreshtave, sqarohej fakti se duhej kujdes në terminal se si deklarohej qëllimi i transportimit.
Reichman: “S’ka nevojë për një kompani tjetër për të ardhurat, duhet të interesohesh vazhdimisht në terminal, do të kërkojnë për çfarë qëllimi i shkruaj- elektronikisht, ato që ata japin tani përveç Aircraft është offshore, S. nuk i vjen për shtat. Në përgjithësi nëse do të dërgojnë diçka të re dërgoja S, ai do të thotë nëse ia vlen apo jo”.
Nga analizimi i sistemit TIMS, bie në sy fakti se shtetasi izraelit kishte disa udhëtime në Shqipëri. Para se të ndalohej, ai ishte futur më herët në datat 12 dhjetor 2017, 29 Janar 2018 dhe 5 Shkurt 2018. Interesant është fakti se hyrje-daljet i kishte brenda të njëjtës ditë. Ai nuk qëndronte më tepër se 2 orë në Tiranë. Nuk dihet se çfarë biznesi mund të kryente ai në 2 orë qëndrimi. Dyshimet janë se largohej sapo sillte shumat e parave.
Referuar verifikimeve në sistemin e Interpol, çifti izraelito-rus nuk ishte në kërkim për ndonjë veprimtari kriminale. Reichman, depozitoi disa dokumente sipas të cilave nuk kishte procese penale në vendlindje. Mungesa e një veprimtarie kriminale themeli, që mund të kishte gjeneruar para të pista, duket se ka qenë ndër argumentet kryesore për pushimin e çështjes.
“Pastrimi produkteve të veprës penale nëse tejkalohet dëshira për ruajtjen e të drejtave njeriut. Për të qenë strikt shpesh kthehet në abuzim, pastrimi është vepër që kërkon hetim të plotë të veprës që ka sjellë paratë, veprës mëmë, e pastaj të shohësh që këto të ardhura të veprës mëmë si janë pastruar”, u shpreh Eugen Beci, ish prokuror.
Nuk duhet harruar fakti se shpesh grupet kriminale përdorin njerëz pa precedent për transaksione të tilla. Me gjithë momentet e dyshimta të renditura në dosjen hetimore, në Mars të vitit 2020 Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes. Ai operacion i konsideruar i rëndësishëm, u mbyll me heshtje pas 2 vitesh hetim./Top Channel
foto ilustruese TIRANË- Në Janar të vitit 2019, disa transaksione në shuma të mëdha parash nga Kina drejt Shqipërisë...
Foto ilustruese TIRANË - Gjatë vitit 2023, u regjistruan 156 procedime penale për Pastrim Parash. Por, 80 procedime, pra, gjysma e tyre u pu...
foto ilustruese TIRANË- Në 11 Mars të vitit 2018 Policia bëri një zbulim befasues gjatë kontrollit trupor ndaj një shtet...
foto ilustruese TIRANË- Ai, kishte ardhur në Tiranë për ti shpëtuar telasheve me drejtësinë në 5 shtete. Në Ko...
Foto nga emisioni SHKODRA- Genc Synaj tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se i kanë sekuestruar telefonin në polici...
Ben Qimja TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2014, Bashkia e Fierit shpenzoi 2.3 milionë euro për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa&r...
foto ilustruese TIRANË- Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte ...
Baba Mondi TIRANA- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi ka dhënë një intervistë p&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Prokuroria e Beratit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me skandalin që u raportua këtë të m&e...