26 Shkurt 2025, 21:46
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në Janar të vitit 2019, disa transaksione në shuma të mëdha parash nga Kina drejt Shqipërisë, tërhoqën vëmendjen e strukturave inteligjente.
Një shtetase kineze e quajtur Tina Deng, përmes disa transfertave nga Hong-Kongu, kishte pranuar në llogaritë e saj bankare në Tiranë 760 mijë euro.
Organi i akuzës, vendosi nën sekuestro preventive llogaritë e shtetases kineze që sapo kishte themeluar një kompani në Tiranë të quajtur “Win International Group”. Ky subjekt, është themeluar në 28 Shtator 2018 me fushë tregtinë dhe konsulencën.
‘Në parim industritë që përdoren si tip dyersh për kalim nga paraja pastër te e papastër apo anasjelltas, konsulencat janë një nga këto. Kur kompani të çuditshme krijohen në Shqipëri, ku niveli për konsulencë i ezauruar’, u shpreh Pano Soko, ekspert ekonomie.
Mbi veprimtarinë e kompanisë që nuk kishte pasur asnjë aktivitet, u justifikuan transfertat. Në momentin e çeljes së procedimit, gjendja faktike në llogaritë e shtetases kineze ishte vetëm 239 mijë euro. Është e paqartë se ku kanë përfunduar shumat e tjera. Lajmi bëri mjaft bujë aso kohe, por sot, dosja është pushuar.
‘Ka edhe financime nga vende të tjera jo mike themi dhe vende ku personazhe të caktuar janë hetuar në ato vende për pastrim të produkteve e pastaj kanë përdorur trasnaksione, krijim kompanish tregtare për të realizuar pastrimin e produkteve në Shqipëri’, u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.
‘Nuk ma ha mendja që një shtetase kineze në Shqipëri bën pastrim të mirëfilltë parash në shumën 600-700 mijë euro, më shumë më duket grumbullim informacioni në Shqipëri të karakterit politik ekonomik ndoshta ushtarak, nuk e dimë’, u shpreh Shkëlqim Hajdari, ish prokuror.
Referuar materialeve, shtetasja e hetuar për pastrim parash ka paraqitur disa kontrata dhe fatura mbi transfertat. Konkretisht, kompania nga Hong Kongu “Jiageng Molding parts Co Ltd” ka bërë një transfertë në vlerë 100 mijë euro bazuar në një faturë shërbimi konsulence. Për të vërtetuar këtë, Tina Deng ka paraqitur një kontratë me vlerë 500 mijë euro.
Një kontratë thuajse identike ka nënshkruar edhe me subjektin tjetër “Hopeful International Group Limited”. Në këtë rast, shtetasja Tina Deng rezulton firmëtare për të dyja palët. Ajo vetë qëndron pas kësaj kompanie me bazë në Hong Kong, një biznes që sipas saj e ushtron prej 15 vitesh.
“Vërehet se në këtë kontratë shtetasja Tina Deng ka nënshkruar për të dyja subjektet, “Win International Group” si dhe për “Hopeful International Group Limited”. Këto kontrata nuk kanë data nënshkrimi, detaje të tjera të domosdoshme për të përcaktuar qartë të drejtat dhe detyrat e palëve, por kanë karakter të përgjithshëm”.
Në sqarimet e dhëna, shtetasja e hetuar deklaroi se transfertat ishin bërë në Shqipëri për zhvillimin e biznesit. Por, nga verifikimi në QKB, kompania e saj në Tiranë rezulton me statusin e pezulluar prej Janarit të vitit 2020. Pra, kompania nuk ka ushtruar asnjë aktivitet. Për periudhën 2018-2020 deklarohen vetëm humbje në një total prej rreth 2.8 milionë lekësh./Top Channel
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 21:43
Dosja
Foto ilustruese
TIRANË - Gjatë vitit 2023, u regjistruan 156 procedime penale për Pastrim Parash. Por, 80 procedime, pra, gjysma e tyre u pu...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 21:37
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në 11 Mars të vitit 2018 Policia bëri një zbulim befasues gjatë kontrollit trupor ndaj një shtet...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 21:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ai, kishte ardhur në Tiranë për ti shpëtuar telasheve me drejtësinë në 5 shtete. Në Ko...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 21:22
M.B
Foto nga emisioni
SHKODRA- Genc Synaj tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se i kanë sekuestruar telefonin në polici...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 21:13
Ben Qimja
TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 21:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2014, Bashkia e Fierit shpenzoi 2.3 milionë euro për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa&r...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 21:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte ...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 20:38
M.B
Baba Mondi
TIRANA- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi ka dhënë një intervistë p&eum...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 20:56
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Prokuroria e Beratit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me skandalin që u raportua këtë të m&e...
Aktualitet
26 Shkurt 2025, 20:37
B.Z
Ben Qimja
TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...